Krimet kundër myslimanëve Rohingya, shembull i gjenocidit
(last modified Tue, 13 Mar 2018 06:04:04 GMT )
Mars 13, 2018 07:04 Europe/Tirane
  • Krimet kundër myslimanëve Rohingya, shembull i gjenocidit

Reporteri special i OKB për myslimanët Rohingya, Yanghee Lee, i pranishëm në takimin e  këshillit për të drejtat e njeriut të OKB në Gjenevë, ka thënë: Jam i bindur se krimet që kryhen kundër myslimanëve në Mianmar janë shembull i qartë i gjenocidit dhe qeveria e Mianmarit është përgjegjëse për këtë.

Ndërsa komisari i lartë i OKB për të shpërngulurit dhe emigrantët ka paralajmëruar mbi mbytjen masive të myslimanëve Rohingya për shkak të përmbytjeve që zakonisht ndodhin në Bangladesh me ardhjen e sitës së shirave. Andrea Masik, zëdhënës i zyrës së komisariatit të lartë të OKB për çështjet e refugjatëve, ka thënë se kushtet klimatike në Bangladesh kanë shtuar mundësinë e përmbytjeve dhe me dhjetëra mijëra myslimanë Rohingya rrezikojnë të mbyten. Në rast të ndonjë përmbytjeje, do të krijohen probleme serioze në përpjekje për dërgimin e ndihmave për myslimanët që janë përqendruar nëpër kampe në Bangladesh. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime të thella për dëbimin e refugjatëve myslimanë Rohingya nga Bangladeshi dhe kthimin e tyre me detyrim në Mianmar. Dëbimi i refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi dhe kthimi i tyre në mënyrë të detyruar në Mianmar, është shqetësues dhe së pari duhet të sigurohen dhe garantohet siguria dhe kushtet e jetesës pas kthimit të tyre në Mianmar. 

Tags