Zbulohet skenari i Amerikës për sulme raketore në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70957-zbulohet_skenari_i_amerikës_për_sulme_raketore_në_siri
Shefi i shtabit të ushtrisë së Rusisë ka deklaruar se terroristët në Siri janë duke përgatitur një skenar të improvizuar për sulme me armë kimike në Siri në mënyrë që Amerika të zgjerojë sulmet e saj kundër qendrave qeveritare të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 13, 2018 12:39 Europe/Tirane
  • Zbulohet skenari i Amerikës për sulme raketore në Siri

Shefi i shtabit të ushtrisë së Rusisë ka deklaruar se terroristët në Siri janë duke përgatitur një skenar të improvizuar për sulme me armë kimike në Siri në mënyrë që Amerika të zgjerojë sulmet e saj kundër qendrave qeveritare të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Valeri Grasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë ka deklaruar: "Moska ka informacione të mjaftueshme rreth planit të opozitarëve të armatosur sirianë për kryerjen e një spektakli në kuadër të një skenari për të akuzuar forcat qeveritare të Sirisë se kanë përdorur armë kimike. Opozitarët sirianë kanë mbledhur civilët sirianë nga rajone të ndryshme në disa zona në Ghuta Lindore me qëllim që t'i përdorin si viktima të mundshme të sulmeve kimike. Amerika gjithashtu synon që pas këtij skenari teatral dhe në kundërpërgjigje ndaj sulmeve kimike, të sulmojë me raketa Damaskun". Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë ka theksuar: "Ne do të reagojmë në mënyrë të prerë ndaj çfarëdo lloj sulmi që bëhet kundër forcave dhe personelit ushtarak të Rusisë në ndërtesat dhe qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë".