Pakistani ka 2300 trupa ushtarake në Arabinë Saudite dhe Katar
(last modified Tue, 13 Mar 2018 11:56:12 GMT )
Mars 13, 2018 12:56 Europe/Tirane
  • Pakistani ka 2300 trupa ushtarake në Arabinë Saudite dhe Katar

Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit në përgjigje ndaj Kuvendit Kombëtar në lidhje me praninë ushtarake të Islamabadit në vendet arabe, ka deklaruar se 1671 trupa ushtarake të Pakistanit janë të dislokuar në Arabinë Saudite dhe pas këtij vendi, Katari është vendi tjetër arab që ka numrin më të madh të trupave ushtarake të Pakistanit me gjithsej 629 ushtarë pakistanezë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Khorram Dastgir Khan, ministri i mbrojtjes së Pakistanit, në Parlamentin Kombëtar të këtij vendi ka thënë se 912 trupa ushtarake pakistaneze me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe 759 trupa ushtarake me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të regjimit Al Saud janë dislokuar në territorin e Arabisë Saudite. Nga gjithsej 912 trupa, 742 trupa ushtarake janë të forcave tokësore të ushtrisë, 8 trupa janë nga forcat detare dhe 62 trupa të tjerë ushtarake janë nga forcat ajrore të Pakistanit. Sipas këtij burimi, forcat pakistaneze që janë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, përbëhen nga 653 trupa të ushtrisë, 56 trupa të forcave detare dhe 50 trupa të forcave ajrore. Pas Arabisë Saudite, Katari ka numrin më të madh të forcave ushtarake të Pakistanit në territorin e vet me gjithsej 629 trupa ushtarake. Sipas raportit të ministrit të mbrojtjes së Pakistanit në Parlamentin e këtij vendi, gjithashtu një ushtar pakistanez ndodhet në Australi, 15 ushtarak pakistanez ndodhen në Bahrejn, 6 ushtarakë pakistanez ndodhen në Jordani, 63 ushtarakë pakistanez ndodhen në Emirate të Bashkuara Arabe dhe 6118 ushtarë pakistanez në forcat paqeruajtëse të OKB. Khorram Destgir Khan ka theksuar se vendi i tij nuk siguron kurrfarë shpenzime për këto misione dhe vendet përkatëse sigurojnë të gjitha shpenzimet e këtyre trupave ushtarake.

Tags