Trump shkarkon Tillersonin nga detyra
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70963-trump_shkarkon_tillersonin_nga_detyra
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shkarkoi nga pozita sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2018 10:45 Europe/Tirane
  • Trump shkarkon Tillersonin nga detyra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shkarkoi nga pozita sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Duke e falënderuar Tillersonin për shërbimin e tij, në një postim në Twitter, Trump tha se sekretari i ri i Shtetit do të bëjë "një punë fantastike". Tillerson, ish-shef ekzekutiv i kompanisë së naftës ExxonMoibil, ka marrë detyrën pak më shumë se një vit më parë. Trump po ashtu emëroi Gina Haspelin për drejtore të CIA-s - gruan e parë në këtë pozitë.