Reagimi i Rusisë ndaj kërcënimeve britanike
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka thënë se akuzimi i Moskës për implikim në vdekjen e spiunit dypalësh rus nga Britania, është një spekulim i ri.
Sergej Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, në një konferencë për shtyp në zhvilluar në Etiopi, ka deklaruar: “Qeveria e Rusisë është e gatshme të bashkëpunojë në kryerjen e hetimeve në lidhje me vdekjen e Sergej Skripal, ish-agjent i shërbimeve inteligjente të ushtrisë së Rusisë. Sergej Skripal në vitin 2010 është shkëmbyer me agjentët rus në perëndim dhe mori azil në Britaninë e Madhe. Ky agjent rus së bashku me një grua 33 vjeçare është gjetur pavetëdije në një qendër tregtare të qytetit Salsberi të Britanisë së Madhe. Policia lokale e Britanisë ka deklaruar se këta dy persona janë helmuar me një lëndë të paidentifikuar. Rusia ka theksuar se nuk është implikuar në këtë ngjarje. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin. "Rusia nuk është fajtore", tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë. Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi. Lavrov e bëri të qartë se Moska nuk do të plotësojë kërkesën e Britanisë për shpjegime deri në fund të ditës. Duke folur një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ka "shumë gjasa" që Rusia të qëndrojë prapa helmimit, shefi i mbikëqyrësit të armëve kimike globale tha se është "jashtëzakonisht shqetësuese që agjentët kimikë ende përdoren për të dëmtuar njerëzit". Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të dënojë “Rusinë ose këdo” që qëndron prapa helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani, sapo të ketë fakte për këtë. Duke folur për gazetarët në Uashington, Trump tha se do të flasë me kryeministren britanike, Theresa May, për helmimin me agjent nervor të Skripalit dhe vajzës së tij Yulia, në qytetin Sallsbëri, më 4 mars. “Më duket se është Rusia, në bazë të provave që kanë ato”, tha Trump, duke iu referuar autoriteteve britanike. “Sapo t’i kemi faktet dhe nëse pajtohemi me to, do të dënojmë Rusinë ose këdo që të jetë përgjegjës”, tha Trump. Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi.