Russia 'do të dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë '
“Rusia do dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë” tha ministri i jashtëm rus, si përgjigje e dëbimit të 23 rusëve nga Anglia.
Sergei Lavrov tha për median ruse se “dëbimi definitivisht do të ndodhë”. Mbretëria e Bashkuar ndërmori këtë aksion pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si një “agjent nervor” u përdor mbi një ish spiun dhe bijën e tij në Angli. Moska mohon çdo përgjegjësi. Ministri i jashtëm rus u quajt “i çmendur” nga kryeministrja angleze Tereza May. Kur u pyet se kur do të ndodhë dëbimi, z.Lavrov u shpreh “Absolutisht. Shpejt. Ua premtoj këtë.” Ai iu referua sulmeve verbale britanike kundër Rusisë kur u shprehën “absolutisht i vrazhdë”. Ish-spiuni Sergei Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij 33 vjeçare Julia Skripal mbetën të dëmtuar rëndë në spital pas një sulmi në Salisburi më 4 mars. “Kimikati i përdorur është identifikuar si pjesë e grupit të “agjentëve nervorë” prodhuar në Rusi dhe e njohur si Novichok”, - tha znj. May