Russia 'do të dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë '
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71087-russia_'do_të_dëbojë_shumë_shpejt_diplomatët_britanikë_'
“Rusia do dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë” tha ministri i jashtëm rus, si përgjigje e dëbimit të 23 rusëve nga Anglia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2018 09:26 Europe/Tirane
  • Russia 'do të dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë '

“Rusia do dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë” tha ministri i jashtëm rus, si përgjigje e dëbimit të 23 rusëve nga Anglia.

Sergei Lavrov tha për median ruse se “dëbimi definitivisht do të ndodhë”. Mbretëria e Bashkuar ndërmori këtë aksion pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si një “agjent nervor”  u përdor mbi një ish spiun dhe bijën e  tij në Angli. Moska mohon çdo përgjegjësi. Ministri i jashtëm rus u quajt “i  çmendur” nga kryeministrja angleze Tereza May. Kur u pyet se kur do të ndodhë dëbimi, z.Lavrov u shpreh “Absolutisht. Shpejt. Ua premtoj këtë.” Ai iu referua sulmeve verbale britanike kundër Rusisë kur u shprehën “absolutisht i vrazhdë”. Ish-spiuni  Sergei Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij 33 vjeçare Julia Skripal mbetën të dëmtuar rëndë në spital pas një sulmi në Salisburi më 4 mars. “Kimikati i përdorur është identifikuar si pjesë e grupit të “agjentëve nervorë” prodhuar në Rusi dhe e njohur si Novichok”, - tha znj. May