Nusja e madhe e Trump paraqet kërkesën për divorc
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71143-nusja_e_madhe_e_trump_paraqet_kërkesën_për_divorc
Vanessa Trump, bashkëshortja e Donald Trump Jr, dorëzoi të enjten kërkesën për divorc.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 16, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Nusja e madhe e Trump paraqet kërkesën për divorc

Vanessa Trump, bashkëshortja e Donald Trump Jr, dorëzoi të enjten kërkesën për divorc.

Vanessa Trump paraqiti një procedurë jokontestuese, "që do të thotë se ajo nuk po pret një betejë ligjore lidhur me kujdestarinë e pesë fëmijëve të çiftit ose pasuritë e tyre", njoftoi New York Post. Të mërkurën gazeta tha se djali më i madh i presidentit dhe bashkëshortja e tij për 13 vjet "jetonin jetë të ndara" dhe se Trump Jr, 40 vjeç, nuk ka qenë "kurrë atje". Në një deklaratë të përbashkët, çifti tha se kishin vendosur të shkonin rrugët e tyre të ndarë nga njëri-tjetri, duke shtuar se ata gjithmonë do të kenë respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe familjet e tyre. Në janar 2017, Trump Jr dhe vëllai i tij Eric morën përsipër administrimin e përditshëm të Organizatës Trump, perandoria e biznesit të presidentit, pasi babai i tyre mori detyrën e presidentit të SHBA. Trump Jr ka mbetur i përfshirë në politikë.