Ndryshime të tjera në stafin e ngushtë të Trump
Presidenti Donald Trump mund të bëjë më shumë ndryshime në kabinetin e tij këtë javë pas shkarkimit të RexTillerson si Sekretar i Shtetit, thanë burime të shumta për Fox News.
Ndryshimet e mundshme - të përshkruara nga burimet si një "gjakderdhje" - përfshijnë largimin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe zëvendësimin e tij nga John Bolton, ish-ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara. Largimet e tjera nga administrata do të përfshijnë Sekretarin e Departamentit të Veteranëve, David Shulkin dhe Shefin e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly. Burimet kanë paralajmëruar se Trump do të marrë vendimin përfundimtar për të gjitha ndryshimet e stafit. Megjithatë, largimi i McMaster është përshkruar nga burime të shumëfishta si "i pashmangshëm".