Amerika bisedon me Evropën për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71165-amerika_bisedon_me_evropën_për_iranin
Zëdhënësi i DASH ka thënë se vendi i tij po bisedon me evropianët në lidhje me veprimet rajonale të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2018 12:51 Europe/Tirane
  • Amerika bisedon me Evropën për Iranin

Zëdhënësi i DASH ka thënë se vendi i tij po bisedon me evropianët në lidhje me veprimet rajonale të Iranit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Heder Nouert, njoftoi se Uashingtoni është duke u konsultuar me zyrtarët evropianë mbi masat rajonale të Iranit, transmeton agjencia e lajmeve Mehr. Ai në një konferencë për media duke folur mbi takimet e Brian Hook, këshilltar i lartë politikë në DASH me evropianët, ka thënë se masat rajonale të Iranit kanë qenë temë kryesore e këtyre bisedimeve. Sipas tij, kjo çështje është ngritur në kuadër të negociatave mbi marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe vendeve  të G 5+1.