Fillojnë zgjedhjet në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71243-fillojnë_zgjedhjet_në_rusi
Sot në Rusi kanë nisur zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të vendit. Në Rusi sot janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, ku Vladimir Putin kërkon një mandat të katërt, të cilin e ka thuajse të fituar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2018 06:17 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet në Rusi

Sot në Rusi kanë nisur zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të vendit. Në Rusi sot janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, ku Vladimir Putin kërkon një mandat të katërt, të cilin e ka thuajse të fituar.

Votimi filloi në lindjen e largët ruse rreth orës 20 të së shtunës dhe u hap nëntë orë më vonë në Moskë. Rezultatet e para pritet të dalin mbrëmjen e sotme. Z. Putin ka qenë udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, ose si president apo kryeministër. Ai shpreson për një periudhë tjetër gjashtëvjeçare dhe përballet me shtatë kandidatë të tjerë. Rivalët e tij përfshijnë një komunist milioner, Pavel Grudinin, ish-drejtuese televizive, Ksenia Sobchak dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovsky. Udhëheqësi kryesor i opozitës, Aleksei Navalny, është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje me pretendimin se është proceduar penalisht, ndërsa ai ka deklaruar se vendimi ishte i motivuar politikisht.