Arrestimi i qindra emigrantëve të paligjshëm në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71342-arrestimi_i_qindra_emigrantëve_të_paligjshëm_në_turqi
Ushtria turke njoftoi në një deklaratë se qindra emigrantë të paligjshëm u arrestuan në Turqi. 696 emigrantë të paligjshëm u arrestuan në operacione e zhvilluara anembanë vendit gjatë dy ditëve të fundit, ka njoftuar shtabi i ushtrisë turke në një deklaratë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2018 18:37 Europe/Tirane
  • Arrestimi i qindra emigrantëve të paligjshëm në Turqi

Ushtria turke njoftoi në një deklaratë se qindra emigrantë të paligjshëm u arrestuan në Turqi. 696 emigrantë të paligjshëm u arrestuan në operacione e zhvilluara anembanë vendit gjatë dy ditëve të fundit, ka njoftuar shtabi i ushtrisë turke në një deklaratë.

Deklarata gjithashtu thekson se 49 prej këtyre emigrantëve që po përpiqeshin të lëviznin nga Turqia në Greqi u arrestuan nga forcat e armatosura turke. Turqia është rruga kryesore për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë dhe kjo është intensifikuar që nga fillimi i luftës civile në Siri. Kushtet që Turqia është duke u përballur me dy situata, ku njëra pranë konflikteve rajonale të Turqisë, si Siria dhe Iraku, që shkakton një pjesë të madhe të refugjatëve për të arritur në Turqi dhe arsyeja tjetër pozita gjeografike e vendit që është urë për në Evropë. Prandaj, sipas Raportit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore të publikuar në vitin 2017, "aktualisht, 3 milionë sirianë janë të vendosur së bashku me 120,000 refugjatë afganë dhe 125,000 refugjatë irakianë në Turqi". Këto kushte kërkojnë një kosto të lartë të mbajtjes së azilkërkuesve dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, duke kërkuar gjithashtu indirekt rritjen e kostove të sigurisë për t'u marrë me kontrabandistët dhe funksionimin e dyfishtë të sistemit ligjor për t'u marrë me rastet në fjalë. "Qeverisë turke i mungojnë standardet minimale për t'u marrë me trafikimin e qenieve njerëzore, por gjatë viteve të fundit ajo ka tentuar të përmirësojë situatën", thuhet në këtë raport. Përveç luftimit të kontrabandistëve, Turqia ka ndihmuar në hapjen e qendrave të strehimit. Sipas këtij raporti, për çdo refugjat në vit harxhohen 33 mijë dollarë për vendin pritës, ndërsa nga ana tjetër ndodhin krime të tilla si prostitucioni, lypja, trafikimi, vjedhja etj. Nga ana tjetër, është rritur inflacioni në rajonet e prekura nga emigracioni për shkak të kushteve komplekse të emigrantëve dhe shitësit kanë rritur çmimet e mallrave në këto rajone. Një gjë e tillë paraqet shqetësim si për emigrantët ashtu edhe për grupet lokale që presin refugjatë.