Turqia dënon 'qëndrimin e papranueshëm' të BE ndaj Qipros  dhe Greqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71592-turqia_dënon_'qëndrimin_e_papranueshëm'_të_be_ndaj_qipros_dhe_greqisë
Turqia të premten dënoi ashpër deklaratat e krerëve të BE ndaj politikave të Ankarasë ndaj anëtarëve të bllokut Qipros dhe Greqisë, duke ngritur tensionet vetëm pak ditë përpara një samiti kyç.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Turqia dënon 'qëndrimin e papranueshëm' të BE ndaj Qipros  dhe Greqisë

Turqia të premten dënoi ashpër deklaratat e krerëve të BE ndaj politikave të Ankarasë ndaj anëtarëve të bllokut Qipros dhe Greqisë, duke ngritur tensionet vetëm pak ditë përpara një samiti kyç.

"Deklaratat janë të papranueshme dhe kundër vendit tonë që i shërbejnë interesave të Greqisë dhe grekëve qipriotë", u tha gazetarëve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj, në përgjigje të deklaratës së BE të enjten. Presidenti i BE Donald Tusk dhe shefi i komisionit Jean-Claude Juncker të hënën do të zhvillojnë bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në qytetin bullgar Varna. Aksoy u ankua se BE kishte mbështetur Athinën dhe Nikozinë thjesht sepse ata janë anëtarë të këtij unioni, "pa marrë parasysh nëse ata kanë të drejtë". "BE ka humbur objektivitetin e saj në çështjen e Qipros", tha ai. Liderët e BE pak para disa ditësh të takimit me Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, dënuan veprimet e Turqisë në Mesdhe. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një flotë turke së fundmi ka penguar një anije italiane për të eksploruar naftë në ujërat e Qipros. Një anije turke gjithashtu goditi një anije greke në Detin Egje. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të takohet më 26 mars në Varna të Bullgarisë me Jean Claude Juncker, presidentin e Komisionit Evropian dhe me Donald Tusk, presidentin e Këshillit Evropian. Duke pasur parasysh marrëveshjen e nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian në mars 2016 mbi emigrantët e paligjshëm, Juncker dhe Tusk duhet të sigurojnë vazhdimin e ndihmës evropiane për Turqinë në Samitin e Varnas. Megjithatë, disa vende të BE kanë theksuar se asistenca e BE-së ndaj Turqisë nuk duhet të bëhet një nënshkrim mbi një çek të bardh. Athina ka planifikuar blerjen e 4 luftanijeve franceze te tipit “Belharra” të gjeneratës së fundit, pas përshkallëzimit të tensioneve me Ankaranë në muajt e fundit në detin Egje si dhe kërcënimeve turke ndaj Qipros. Lajmi, i cili përflitej ditët e fundit në mediat greke, vërtetohet tashmë edhe nga disa të përditshme gjermane, të cilat shtrojnë pyetjen se si do të mund të paguajë Greqia këto shuma marramendëse ndërsa financat e saj janë ende të brishta. Athina duket se ka rënë dakord me Parisin për blerjen në fillim të dy luftanijeve, vlera e te cilave shkon në 2 miliardë euro dhe më pas do të nënshkruajë kontratë edhe për dy të tjera, menjëherë pasi Banka Qendrore Evropiane të çlirojë fitimet e saj nga obligacionet e mbajtura aktualisht të qeverisë greke. Fregatat “Belharra” janë anije të teknologjisë së lartë, që kanë jo vetëm sisteme të mbrojtjes detare, por sigurojnë mbrojtje të gjithë zonës ajrore duke u bërë një faktor mbizotërues në det dhe ajër. Deri në ndërtimin e plotë të fregatave moderne franceze në 2021, Parisi do t’i huazojë Athinës dy luftanije të tjera të tipit “Fremm”.