Trump largon edhe McMasterin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71606-trump_largon_edhe_mcmasterin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zëvendësoi këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster, me ish-të dërguarin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2018 11:53 Europe/Tirane
  • Trump largon edhe McMasterin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zëvendësoi këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster, me ish-të dërguarin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se e falënderon gjeneralin McMaster për shërbimin dhe se ai ka bërë një “punë të shkëlqyeshme”.  McMaster është largimi i fundit i një figure të lartë nga Shtëpia e Bardhë. Javën e kaluar, Trump ka shkarkuar sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, po ashtu duke njoftuar në Twitter, dhe e ka zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo. Bolton do të marrë detyrën më 4 prill. Ai do të jetë këshilltari i tretë për siguri kombëtare i Trumpit në 14 muajt e administratës së tij. Bolton, 69 vjeç, ka shërbyer në administratat e Ronald Reaganit, George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri. Ai ka ndihmuar në ndërtimin e rastit kundër Saddam Husseinit, duke thënë se ish-diktatori irakian ka poseduar armë të shkatërrimit në masë, por kjo teori ka dalë më pas e gabuar.