OKB: 6100 civilë janë vrarë në Jemen
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se 6100 civilë jemenas në mesin e tyre 1500 fëmijë janë vrarë gjatë tre viteve të kaluara në Jemen.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Kate Gilmore, zv/komisionere e lartë e për të drejtat e njeriut të OKB, duke publikuar këtë deklaratë, ka paralajmëruar se numri i civilëve të vrarë në Jemen si pasojë e luftës që ka filluar nga viti 2015 me agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, është duke u shtuar për çdo ditë e më tepër. Kate Gilmore ka thënë se faktori kryesor i vrasjes së civilëve në Jemen është bombardimi i avionëve luftarakë të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite. Duke marrë parasysh vrasjen e Rejham Badrudhebhani, aktivist i të drejtave të njeriut i cili vepronte në kuadër të komitetit kombëtar për hetime në Jemen, ajo tha se Bedrudhebhani është vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë së Arabisë Saudite në provincën Taiz.