Plani për rezolutë kundër Iranit, veprim i padrejtë dhe politik
Përfaqësuesi i Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë, planin për rezolutë kundër Iranit e ka quajtur të padrejtë, politik dhe veprim të nxituar nga Këshilli për të drejtat e njeriut.
Në ditën e fundit të takimit të 37-të të Këshillit për të Drejtat e njeriut pranë OKB, një rezolutë anti-iraniane u miratua me 21 vota pro, kundrejt 7 votave kundër dhe 19 votave abstenim. Me anë të kësaj rezolutë, misioni i reporterit special për Iranin është shtyrë edhe një vit. Mohsen Naziri Asl, duke kritikuar këtë veprim dhe plan anti-iranian tha se rezoluta rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran nuk ka aspak mbështetje ligjore, por ajo është nxjerrë për të plotësuar qëllimet politike të disa vendeve të cilat këtë këshill e përdorin për interesat e tyre. Përfaqësuesi i Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë, tha se vazhdimi i kësaj veprimtarie jo vetëm që e bën të paefektshëm kulturën e dialogut por dobëson akoma më shumë strukturën e këshillit të të drejtave të njeriut të OKB.