Protesta kundër dhunës policore në Amerikë
Mars 24, 2018 08:22 Europe/Tirane
Amerikanët janë ngritur në protesta kundër vrasjes së një të riu zezak nga policia amerikane.
Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, protesta është përqendruar në qytetin Sakrameno të Kalifornisë ku të pranishmit kanë dënuar dhunën që policia amerikane ushtron ndaj zezakëve. Protestuesit kanë mbajtur në duar portretin e Stefan Klark i riu 22 vjeçar i vrarë nga policia. Pamjet filmike tregojnë se policia amerikane ndaj këtij të riu zezak ka shtënë 20 herë me armë zjarri. Sipas gazetës Uashington Post, policia amerikane në vitin 2017 ka varrë 987 persona, shumica e të cilëve zezakë.
Tags