Britania ndjek Amerikën në akuzat kundër Iranit
Qeveria britanike ditën e premte me anë të një deklarate ka përsëritur pretendimet amerikane dhe ka akuzuar Iranin për veprime destruktive kibernetike dhe sulmin ndaj qindra universiteteve.
Në këtë deklaratë, qeveria e Londrës ka mbështetur sanksionet amerikane kundër një kompanie dhe disa personave në Iran. Departamenti amerikan i Thesarit, ditën e premte në kuadër të veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Iranit ka vendosur sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë dhe një kompanie iraniane. Personat që janë sanksionuar nga departamenti amerikan i Thesarit, akuzohen se kanë vjedhur pronën intelektuale dhe informacionet e universiteteve amerikane. Edhe më herët Amerika ka vendosur sanksione duke akuzuar me pretekste të ndryshme personalitetet, dijetarët dhe kompanitë iraniane. që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, politikat armiqësore të Uashingtonit kundër Iranit janë shtuar edhe më shumë.