Bolton tashmë ka dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71664-bolton_tashmë_ka_dështuar
Ueb sajti informativ amerikan "Hill" në një analizë në lidhje me emërimin e John Bolton si këshilltar i sigurisë kombëtare në SHBA nga ana e Donald Trump, ka shktuar: John Bolton është i paaftë për të kryer misionin e tij dhe tani është i vetëdijshëm për këtë aftësi të kufizuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2018 07:34 Europe/Tirane
  • Bolton tashmë ka dështuar

Ueb sajti informativ amerikan "Hill" në një analizë në lidhje me emërimin e John Bolton si këshilltar i sigurisë kombëtare në SHBA nga ana e Donald Trump, ka shktuar: John Bolton është i paaftë për të kryer misionin e tij dhe tani është i vetëdijshëm për këtë aftësi të kufizuar.

Hill shkruan se vendimi për i vefasihëm i Presidentit Trump për zgjedhjen e John Bolton si këshilltar të sigurisë kombëtare tronditi zyrën e politikës së jashtme të Uashingtonit si dhe të dyja partitë kryesore.  Riorganizimi i kabinetit Trump shkakton shqetësime. Vetëm disa ditë pas pozicionimit të ish-shefit të CIA-s si sekretar i ri i shtetit, vjen emërimi i fundit, agresivi John Bolton emërohet këshilltar i sigurisë kombëtare. Të enjten pasdite Donald Trump vendosi të shkarkojë gjeneralin HR McMaster nga posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare, duke e zëvendësuar atë me John Boltonin. Ish i dërguari i SHBA-së në Kombet e Bashkuara do të marrë detyrën më 9 prill, vetëm pak ditë pasi Mike Pompeo zëvendësoi Rex Tillersonin si sekretar i ri i shtetit. Kjo dyshe ka shkaktuar tronditje në mesin e demokratëve, të cilët pohojnë se Trump tani duket se po përgatitet për luftë. Senatori demokrat nga Massachusetts, Ed Markey ka thënë se Trumpi po formon një “kabinet të luftës”, duke paralajmëruar për një “rrezik të madh” pas emërimit të Boltonit. “Me emërimet e Mike Pompeos dhe John Boltonit, Donald Trump po e rreshton me sukses kabinetin e tij të luftës. Bolton luajti një rol kyç duke na mashtruar për Luftën në Irak. Ne nuk mund ta lejojmë këtë politikan ekstremist, pro luftës që të na mashtrojë në një tjetër konflikt të rëndë,” shkroi ai në Tëitter. Zgjedhja e Boltonit si këshilltar i sigurisë kombëtare është vënë në pikëpyetje edhe nga senatori Jeff Merkley nga Oregoni, i cili ka vënë në pah shumë gabime në politikat e të emëruarit të ri. “Nëse gjithmonë rezulton keq me sigurinë, je personi i gabuar për të qenë këshilltar i sigurisë kombëtare”, shkroi Merkley në Tëitter. Gjithashtu edhe republikania Barbara Jean Lee nga Kalifornia mbeti e zhgënjyer nga zgjedhja e Trumpit, duke thenë se tani po dëgjonte “trumbeat e luftës”. Frika e shprehur nga disa anëtarë të Kapitol Hillit dhe të publikut duket e justifikuar. Ish ambasadori agresiv i Kombeve të Bashkuara ishte arkitekti kryesor i arsyetimit të administratës Bush për luftën në Irak në vitin 2003, që u bazua në akuza të rreme se Bagdadi posedonte armë të shkatërrimit në masë.