Turqia vazhdon bisedimet me ShBA-në për blerjen e sistemeve Patriot
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71668-turqia_vazhdon_bisedimet_me_shba_në_për_blerjen_e_sistemeve_patriot
Vazhdojnë bisedimet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore të tipit Patriot.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2018 07:35 Europe/Tirane
  • Turqia vazhdon bisedimet me ShBA-në për blerjen e sistemeve Patriot

Vazhdojnë bisedimet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore të tipit Patriot.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në një konferencë për shtyp të organizuar tha se ambasadorja Tina Kaidanow, përgjegjëse për marrëdhëniet ushtarake dhe diplomatike pranë Departamentit amerikan të Shtetit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në fund të këtij muaji. Gjatë vizitës ambasadorja do të propozoi shitjen Turqisë të sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot si një alternativë për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të tipit S-400, të cilat Turqia i bleu nga Rusia. Duke e vënë në dukje se Turqia gjatë 10 viteve të fundit është duke zhvilluar punime për plotësimin e nevojave të saj të mbrojtjes ajrore, zëdhënësi Aksoy tha: “Gjatë këtij procesi ne fillimisht kontaktuam me aleatët tanë, përfshirë edhe ShBA-në, por fatkeqësisht morëm përgjigje negative. Ndërkaq Rusia na bëri një propozim mjaftë joshës për ti plotësuar nevojat tona dhe si përfundim u arrit në marrëveshje për ti plotësuar nevojat nga Rusia me sisteme S-400”.