Partitë politike në Itali arrin konsensus për formimin e institucioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71688-partitë_politike_në_itali_arrin_konsensus_për_formimin_e_institucioneve
Pas dy ditësh votime partitë politike italiane kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët në zgjedhjen e kryetarëve të Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Parlamentit Italian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2018 09:09 Europe/Tirane
  • Partitë politike në Itali arrin konsensus për formimin e institucioneve

Pas dy ditësh votime partitë politike italiane kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët në zgjedhjen e kryetarëve të Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Parlamentit Italian.

Drejtimi i Dhomës së Deputetëve i shkon Lëvizjes 5 Yje dhe kryesia e Dhomës së Senatit Partisë Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Vetëm në votimin e 4 e të fundit me mazhorancën absolute të votave e pas 3 votimeve negative të cilat nuk arritën 2/3 e shumicës, deputetët dhe senatorët e parlamentit të ri italian kanë zgjedhur Roberto Fico, deputet i lëvizjes 5Yje si kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe Maria Elisabeta Alberti Casellati në krye të Dhomës së Senatit.

Zgjedhja e një deputeti të Lëvizjes 5Yje në krye të dhomës së deputetëve të Parlamentit është një fitore historike e kësaj force politike cila mundi që brenda pak viteve të shndërrohet në një nga partitë kryesore e më të votuara në vend.

Në zgjedhjet e 4 marsit fitoi rreth 37 % të votave.

Ndërsa zgjedhja e kryetares së Senatit erdhi pas debateve të forta mes forcave të koalicionit të së djathtës ku Matteo Salini dhe partia e tij, gjatë votimit të tretë tradhëtoi vendimin e marrrë me alaeatët e tij duke votuar jo kandidatin e parë të propozuar që ishte Paolo Romani, por një emër të papritur sic ishte Anna Maria Bernini.

Vetëm pas konsultimeve të gjata, akuzave e kundërakuzave më në fund u gjet konsensusi me propozimin e emrit të  Maria Elisabeta Alberti Casellati për postin e  kryetares së dhomës së Senatit.

Lëvizja 5 Yje menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 4 marsit ka pretenduar marrjen e kryesisë së dhomës së deputetëve pas konfirmimit si forca kryesore parlamentare në legjislaturën e re. Një ndër propozimiet e para parlamentare  të kësaj force poltike është reduktimi i honorareve e të ardhurave ekonomike të deputetëve italianë.

Pas zgjedhjeve të kryetarëve të dy dhomave të parlamentit të ri italian rruga është e hapur për krijimin e qeverisë së re.

Në fillim të javës që vjen pritet që Presidenti i Republikës Sergio Mattarella të nis konsultimet me të gjitha forcat politike duke marrë më pas vendimin se kujt i takon drejtimi i qeverisë së re italiane.