Pasojat e arrestimit të Puigdemont në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71724-pasojat_e_arrestimit_të_puigdemont_në_gjermani
Ish lideri katalanas, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet policore në Gjermani. Ai ishte duke udhëtuar për në Belgjikë, pasi la Finlandën, për t’i shpëtuar arrestimit, por nuk ia doli të mbërrijë në destinacion.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2018 17:11 Europe/Tirane
  • Pasojat e arrestimit të Puigdemont në Gjermani

Ish lideri katalanas, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet policore në Gjermani. Ai ishte duke udhëtuar për në Belgjikë, pasi la Finlandën, për t’i shpëtuar arrestimit, por nuk ia doli të mbërrijë në destinacion.

Puigdemont u arrestua në kufirin Danimarkë- Gjermani pas lëshimit të një urdhër-arresti europian nga ana e autoriteteve spanjolle. Ish lideri dhe politikani katalanas akuzohet për keqpërdorim të fondeve dhe nxitje të rebelimit. Ish-udhëheqësi katalanas që prej tetorit të kaluar ku u mbajt referendumi për shkëputjen nga Spanja ka jetuar në Belgjikë. Tensionet në Katalonjës janë shumë të larta dhe udhëheqësit e saj separatistë kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri pas arrestimit të kandidatit të fundit. Ndërkohë, të premten mbrëma pati protesta të dhunshme në Katalonjë, ku protestuesit u përleshën me policinë pasi Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi që 25 udhëheqësit katalanas duhet të gjykoheshin për rebelim, përvetësim ose mosbindje ndaj shtetit. Dënimet për ta  mund të rezultojnë deri në 30 vjet burg, por të gjithë mohojnë akuzat. 5 zyrtarë do të burgosen në pritje të procesit gjyqësor lidhur me përfshirjen në referendumin e paligjshëm të pavarësisë në muajin tetor. Vendimet e Gjykatës së Lartë të premten konsiderohen si goditja më e fortë deri më tani ndaj lëvizjes së pavarësisë. Gati i gjithë lidershipi katalanas përballet tani me një betejë të madhe ligjore. Aktualisht, tensionet në rajon janë shumë të larta dhe liderët separatistë braktisën planet për të emëruar një president të ri, pas arrestimit të një prej kandidatëve, Jordi Turull. Mes të dënuarve të së premtes ishin Jordi Turull, ish-zëdhënës i qeverisë katalanase dhe kandidati më i fundit për president rajonal; Josep Rull, ish-ministri katalanas i Zhvillimit; Carme Forcadell, ish-kreu i Parlamentit katalanas; Raul Romeva, ish-shefi i Politikës së Jashtme në Katalonjë; Dolors Bassa, ish-ministër i Punës në rajonin verilindor. Më shumë se 20 persona u plagosën teksa policia përdori shkopinjtë e gomës për t’i mbajtur protestuesit sa më larg ndërtesave shtetërore në Barcelonë, gjatë mesnatës së të premtes e së shtunës. Demonstratat, gjithsesi, u shtrinë edhe në pjesë të tjera të Katalonjës. Avokati i Puigdemont, i cili mbërriti në Finlandë të enjten, tha se ish-Presidenti do të bashkëpunojë me autoritetet finlandeze dhe se nuk i ishte larguar drejtësisë spanjolle. Sidoqoftë, arrestimi i tij në Gjermani mund të shënojë një fazë të re të krizës mës Katalonjës dhe qeverisë së Madridit dhe mund t'i hedhë benzinë zjarrit që tashmë është ndezur edhe më shumë.