Aktorja e filmave porno kërcënohet nga Trump
"Mu afrua një njeri dhe më tha që ta lë të qetë Trump-in. Më pas e shikoi vajzën time: Vajzë e bukur.
Do të ishte dëm t'i ndodhte mamit diçka..." Aktorja e filmave porno e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Donald Trump-in para se ai të bëhet president, ka deklaruar të dielën se ka qenë e kërcënuar në vitin 2011 në një parking në mënyrë që ta pengojnë të flet mbi ato marrëdhënie. Stormy Daniels, emri i të cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar sipas transkriptit të intervistës për CBS News se, derisa shkonte nga parkingu në hapësira për fitnes bashkë me vajzën e mitur, i ishte afruar një njeri dhe e kishte kërcënuar. “Një burrë mu afruar dhe tha: “Lëre Trumpin të qetë. Harro atë tregim”. Më pas u përkul, e shikoi vajzën time dhe tha: “Vajzë e bukur. Do të ishte dëm që t’i ndodh diçka mamit”. Dhe më pas shkoi”, ka thënë Stormy Daniels. Ajo më 5 mars e paditi presidentin, duke pretenduar se Trump kurrë nuk e ka nënshkruar kontratën me të që ajo të heshtë mbi “marrëdhëniet intime” në mes tyre. Përveç tjerash, Stormy ka thënë në intervistë se si takimi i tyre i dashurisë ka filluar kur Trump e kishte thirrur në hotel, dhe ajo e kishte parë një revistë në të cilën Trump ishte në ballinë.