Putin e quan krim zjarrin në Siberi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71816-putin_e_quan_krim_zjarrin_në_siberi
Presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar “neglizhencën kriminale dhe pakujdesinë” për këtë ndodhi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2018 08:00 Europe/Tirane
  • Putin e quan krim zjarrin në Siberi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar “neglizhencën kriminale dhe pakujdesinë” për këtë ndodhi.

Derisa ka dhuruar lule një një vend spontan për t’i përkujtuar viktimat, Putin ka thënë se humbja e këtyre viktimave nuk ështe e krahasueshme me ata që i humbin të dashurit në lufta apo në fatkeqësi me mina. “Ne humbin shumë njerëz për çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale dhe pakujdesisë”, është cituar të ketë thënë Putin për agjencinë ruse të lajmeve TASS. Putin ka bërë thirrje për një minutë heshtje dhe ka shprehur keqardhjen e tij për familjet dhe shokët e 64 personave, duke përfshirë 13 fëmijë që kanë vdekur nga zjarri. Më 26 mars, hetuesit rusë kanë ardhur në përfundim se “shkelje evidente” të rregullave të sigurisë në objekt, sikurse bllokimi i dyerve emergjente, kanë rritur numrin e viktimave në Kemerovo që gjendet rreth 3,000 kilometra në lindje të Moskës. Komiteti hetues ka thënë se shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim penal.