Rrjeti amerikan: Bolton nuk e njeh diplomacinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71828-rrjeti_amerikan_bolton_nuk_e_njeh_diplomacinë
"Fjala diplomaci nuk është në mendjen e John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i cili do ta bëjë të vështirë për udhëheqësin e Koresë së Jugut të bëjë përparim në bisedimet me Donald Trump", tha rrjeti televiziv amerikan CNBC.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Rrjeti amerikan: Bolton nuk e njeh diplomacinë

"Fjala diplomaci nuk është në mendjen e John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i cili do ta bëjë të vështirë për udhëheqësin e Koresë së Jugut të bëjë përparim në bisedimet me Donald Trump", tha rrjeti televiziv amerikan CNBC.

Rrjeti amerikan i lajmeve CNBC, duke ju referuar perspektivave luftarake të Boltonit, këshilltarit të tretë të Sigurisë Kombëtare të Trump që kur erdhi në pushtet, shkruan se ai ishte përgjegjës për informimin e Trump për një gamë të gjerë çështjesh nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA  kundër ISIS si dhe në çështjet që kanë të bëjnë me Kinën dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut. Një nga detyrat më të rëndësishme të Boltonit është të japë udhëzime për Trump në lidhje me takimin e parë të presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Por, Bolton është ai që përmbledh të gjitha përvojat e tij si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara në fjalinë 'Dorëzimi, nuk është mënyrë' dhe e konsideron 'dorëzimin' ekuivalent me 'diplomacinë'. Për Boltonin, refuzimi i privilegjeve do të thotë të kufizosh fuqinë amerikane dhe, rrjedhimisht, të panevojshme dhe të dëmshme. Përveç këtyre karakteristikave, ai një muaj para se Trump të pranonte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut në një artikull në Wall Street Journal shkroi për një sulm parandalues kundër Koresë së Veriut. Sipas Daniel Davis, anëtar i lartë i Programit të prioriteteve të Mbrojtjes të SHBA, diplomacia nuk ka vend në mendjen e Boltonit dhe ai kurrë nuk flet për të. Sipas tij, diplomacia është e barabartë me dorëheqjen ndaj opozitës dhe luftës. Ai nuk lë hapësirë për negociata. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së ka thënë se është i pasigurt nëse do të jetë në gjendje të punojë me këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, duke pasur parasysh qasjet e tij të luftës.