Reagimi i Jimmy Carter për emërimin e John Bolton
Emërimi i John Bolton si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA ishte gabimi më i madh i bërë nga Trump, ka thënë ish presidenti i SHBA Jimy Carter.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Jimy carter, presidenti i 39-të i SHBA, në reagimin e tij për emërimin e John Bolton si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA, ka thënë se deri më tani ky është gabimi më i madh i bërë nga Donald Trump. Vendimi i presidentit amerikan për të emëruar Boltonin si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare, përveçse është kritikuar nga Partia Demokratike, gjithashtu është përballur me mospajtime edhe brenda qeverisë së Trump. John Bolton, i cili është i njohur për qëndrimet e tij anti-iraniane, tha mbrëmë në një intervistë se pajtohet me presidentin amerikan Donald Trump sa i përket marrëveshjes bërthamore. Ai deklaroi se marrëveshja bërthamore e Iranit është një marrëveshje e keqe dhe nuk mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.