Dështimi i Britanisë për të siguruar prova rreth helmimit të Skripal
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71878-dështimi_i_britanisë_për_të_siguruar_prova_rreth_helmimit_të_skripal
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, ambasada ruse në Britani, në një deklaratë zyrtare, njoftoi se qeveria e Londrës nuk ka dhënë ndonjë dëshmi lidhur me përfshirjen e Moskës në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, për ambasadorët nga vendet perëndimore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2018 07:48 Europe/Tirane
  • Dështimi i Britanisë për të siguruar prova rreth helmimit të Skripal

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, ambasada ruse në Britani, në një deklaratë zyrtare, njoftoi se qeveria e Londrës nuk ka dhënë ndonjë dëshmi lidhur me përfshirjen e Moskës në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, për ambasadorët nga vendet perëndimore.

Sipas kësaj deklarate, Rusia kërkon qasje të plotë në të gjitha gjetjet e këtij hetimi. Sigurisht, Londra refuzon të bashkëpunojë, gjë që është e papranueshme. Ambasadori rus në Londër, Alexander Yakuvenko tha se qeveria britanike ka politizuar rastin e ish spiunit me dy drejtime pa ndonjë dëshmi të vlefshme dhe nuk mori parasysh Konventën e Vjenës të vitit 1963 mbi marrëdhëniet konsullore. Yakuvenko deklaroi se Britania qëllimisht po përpiqet të ngatërrojë bashkësinë ndërkombëtare dhe dëshiron të justifikojë përpjekjet e saj duke fshehur faktet e sulmit në territorin e këtij vendi. Sipas raportit, Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zaman, gjithashtu kërkoi prova nga Britania e Madhe që të mund të justifikonte përfshirjen e supozuar ruse në rastin e helmimit të spiunit rus dhe vajzës së tij. Sergei Skripal dhe vajza e tij u helmuan më 4 mars në Britani me materiale që supozoheshin nga Londra të ishin materiale kimike ushtarake. Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar Rusinë për këtë gjë, por Moska e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë rast.