Foreign Policy: Trump dhe Bin Selman, janë të një lloji
Një gazetë amerikane ka shkruar se presidenti i Amerikës dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite janë të një lloji, për shkak të marrjes së politikave të paparashikueshme dhe të pamatura.
Revista amerikane "Foreign Policy" në një raport të saj ka shkruar Donald Trump dhe Muhamed bin Selman për shkak të politikave të paparashikueshme, marrin vendime të cilat kanë më tepër aspekt personal dhe janë larg parimeve mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet strategjike të Arabisë Saudite dhe Amerikës. Foreign Policy në raportin e saj ka shkruar: "Donald Trump përgjatë 14 muajve që nga marrja e pushtetit në Amerikës, ka paraqitur pakënaqësinë dhe zemërimin e vet ndaj institucioneve të Amerikës duke filluar nga Zyra Federale për Hetime e deri te Departamenti Amerikan i Shtetit. Muhamed bin Selman gjithashtu ka marrë vendime të pamatura dhe pas kurrfarë programimi si agresioni ushtarak kundër Jemenit, bllokada ndaj Katarit, qëndrimi i detyrueshëm i Sa'd Haririt në Riad etj.. Politikat e ngutura të Bin Selman tregojnë se ai është i trazuar dhe hutuar tërësisht",- shkruan ndër të tjera Foreign Policy.