Diplomacia e dollarit ia mbyll sytë edhe OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka mirëpritur ndihmën e sauditëve dhe emiratasve prej 1 miliard dollarësh gjatë vizitës së princit të kurorës të Arabisë Saudite.
Antonio Guteres u takua me Mohamed bin Selman në selinë e OKB-së të martën mbrëma dhe tha se kjo ndihmë vullnetare i jep përgjigje nevojave humanitare te Jemenit në mbështetje të kartës humanitare! Dhënia e këtij ceku bëhet në kohën kur presioni i organizatave ndërkombëtare mbi Arabinë Saudite po rritet për shkak sulmeve të forcave të koalicionit dhe katastrofës humanitare në Jemen. Riadi ka bërë të ditur se ndihma e përbashkët e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të shpenzohet në operacionet humanitare në Jemen! Por a është ky po ai sekretar i përgjithshëm i OKB-së që para disa muajsh deklaroi: "Vuajtjet e popullit jemenas po ma thyejnë zemrën"? Paraardhësi i tij, Ban Ki-moon, e renditi Arabinë Saudite në listën e regjimeve vrasëse të fëmijëve për shkak të krimeve barbare në Jemen, por më pas e hoqi regjimin saudit nga kjo listë, pasi mori shumat "bujare" nga Riadi. Arabia Saudite po e përdor ende diplomacinë e parave për të mbuluar krimet e saj në Jemen dhe më gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme. Edhe pse Arabia Saudite nuk është një forcë e fuqishme në Kombet e Bashkuara, ajo po përpiqet të ndikojë në performancën e kësaj organizate duke përdorur diplomacinë monetare. Agresioni saudit kundër Jemenit deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri, ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Sipas OKB-së, bllokada që ka vendosur Arabia Saudite kundër Jemenit që prej 3 vitesh dhe mbyllja e aeroportit të San'as, porteve dhe pikëkalimeve kufitare, ka shkaktuar vdekjen e 17 mijë e 608 të sëmurëve jemenas. Kombet e Bashkuara duket se nuk kanë vullnet për të ndaluar agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe kanë frikë se Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të vënë veton ndaj çdo rezolute për t'i dhënë fund luftës. Nëse Kombet e Bashkuara janë serioze për ndalimin e luftës në Jemen, OKB mund të nxjerrë një rezolutë, mund të thotë se kjo luftë është e paligjshme, se ka shkuar shumë larg, duhet të ndalojë, mund të kërkojë një armëpushim. Por duket se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nuk dëshiron të ndalojë luftën, sepse dollarët sauditë ia kanë mbyllur sytë dhe gojën. Kryekrimineli Bin Salman i dhuroi një miliardë dollarë për të ndihmuar jemenasit, ndërsa situata katastrofike humanitare në Jemen sot është rezultat i politikës së regjimit Al Saud. Antonio Guterres e quajti donacionin një miliardë dollarësh të princit të kurorës të Arabisë Saudite" si një veprim humanitar, në një kohë kur ai e ka theksuar në mënyrë të përsëritur se Jemeni përballet me krizën më të rëndë humanitare në botë në dekadat e fundit. Kjo kundërthënie e dukshme, më shumë se çdo gjë tjetër, tregon se Kombet e Bashkuara ballafaqohen me një mungesë të pavarësisë. Kjo dobësi, nga njëra anë, është për shkak të problemeve financiare të organizatës dhe, nga ana tjetër, për shkak të ndikimit të fuqive të mëdha perëndimore në këtë organizatë. Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë ndër mbështetësit më të rëndësishëm të Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit dhe gjithashtu kanë një ndikim të madh në Kombet e Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u përul dje para dollarëve të princit saudit dhe injoroi krimet e Arabisë Saudite në Jemen.