Turqia nuk pranon të dëbojë diplomatët rusë
Presidenti turk ka hedhur poshtë kërkesat për dëbimin e diplomatëve rusë nga vendi i tij në lidhje me aferën e helmimit të një ish spiuni rus në Britani.
Rexhep Tajip Erdogan, në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga gazeta turke Hurryet, theksoi se qeveria e Ankarasë nuk synon të veprojë në përputhje me vendimet e BE-së dhe NATO-s për përjashtimin e diplomatëve rusë dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim kundër Rusisë. Erdogan shtoi se Ankaraja nuk mund të merrte një vendim të ngjashëm me vendimet e BE-së dhe NATO-s, që sipas tij, bazoheshin në një akuzë të paprovuar kundër Moskës. Në të njëjtën mënyrë, Zelanda e Re dhe Austria gjithashtu kundërshtuan dëbimin e diplomatëve rusë nga vendi i tyre. Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera europiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.