Krerët e Gjermanisë dhe Britanisë theksojnë rëndësinë e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71928-krerët_e_gjermanisë_dhe_britanisë_theksojnë_rëndësinë_e_marrëveshjes_bërthamore
Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe dhe Angela Merkel kancelare e Gjermanisë në një bisedë telefonike mes tyre theksuan rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të veprimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2018 03:09 Europe/Tirane
  • Krerët e Gjermanisë dhe Britanisë theksojnë rëndësinë e marrëveshjes bërthamore

Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe dhe Angela Merkel kancelare e Gjermanisë në një bisedë telefonike mes tyre theksuan rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të veprimit.

Theresa May dhe Angela Merkel kanë rënë dakord që të vazhdojnë kontaktet mes tyre për këtë çështje. Më 22 mars, krerët e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës në kuadër të takimit të krerëve të vendeve evropiane në Bruksel, theksuan angazhimin e tyre për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. edhe shumë funksionarë të tjerë evropianë mes tyre Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, kanë theksuar se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare e cila duhet mbështetur. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.