Ish diplomatë amerikanë të shqetësuar nga politikat e Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71974-ish_diplomatë_amerikanë_të_shqetësuar_nga_politikat_e_donald_trump
200 ish diplomatë amerikanë me anë të një letre dërguar Senatit janë shprehur të shqetësuar nga mënyra e administrimit të politikës së jashtme nga qeveria e Donald Trump.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 30, 2018 03:50 Europe/Tirane
  • Ish diplomatë amerikanë të shqetësuar nga politikat e Donald Trump

200 ish diplomatë amerikanë me anë të një letre dërguar Senatit janë shprehur të shqetësuar nga mënyra e administrimit të politikës së jashtme nga qeveria e Donald Trump.

Wendy Sherma, William Joseph Burns, Nancy Mc Eldowney dhe Thomas Pickering janë disa nga nënshkruesit e kësaj letre të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi politikat e jashtme të presidentit Donald Trump. Ish ambasadorë dhe ish diplomatë të qeverisë amerikane, prej senatorëve amerikanë kanë kërkuar të analizojnë ligjshmërinë e Mike Pompeo për marrjen e postit të sekretarit amerikan të shtetit dhe të analizojmë mirë pikëpamjet e tij. Ish diplomatët amerikanë gjithashtu janë shprehur të shqetësuar nga fakti si karrigia e sekretarit të shtetit në Amerikë, për momentin është bosh vetëm për shkak të shkarkimeve që bëhen në administratën amerikane. Sipas tyre, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar reduktimin e buxhetit të Departamentit Amerikan të Shtetit me 1/3 dhe ka ruajtur buxhetin e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar. Mike Pompeo është zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e sekretarit amerikan të shtetit që më parë mbahej nga Rex Tillerson.