OKB paralajmëron për ndryshimin e vendit për strehimin e refugjatëve Rohingia
(last modified Fri, 30 Mar 2018 13:20:56 GMT )
Mars 30, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për ndryshimin e vendit për strehimin e refugjatëve Rohingia

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se me dhjetëra mijëra refugjatë Ruhingia të cilët kanë ikur nga vendbanimet e tyre në Mianmart dhe aktualisht janë strehuar në kampet e përkohshme në Bangladesh, duhet të transferohen në një vend tjetër për të qenë të sigurt nga erërat dhe stuhitë e mëdha.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të enjten ka deklaruar se sipas vlerësimeve të OKB, rreth 150 mijë refugjatë të shpërngulur Ruhingia janë vendosur në rajonet të cilat mund të përballen me stuhi dhe përmbytje të mëdha. Gutteres ka thënë se shqetësimi më i madh krijohet nga stuhitë e mëdha, e për arsye se refugjatët Ruhingia do të pësojnë dëme të mëdha përball stuhive. Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shtuar se janë zhvilluar bisedime me autoritetet e Bangladeshit për transferimin e refugjatëve Ruhingia në një vend më të sigurt. Vlen të theksohet se që nga gushti i vitit 2017, ka filluar një valë e re e dëbimit të myslimanëve Ruhingia nga Mianmari dhe strehimi i tyre në Bangladesh dhe deri më tani mbi 700 mijë myslimanë Ruhingia janë strehuar në Bangladesh.

Tags