Putin i dërgon telegram Al Sisit
Presidenti rus Vladimir Putin sot i ka dërguar një telegram Al Sisit, për t'i uruar atij fitoren në zgjedhjet e fundit presidenciale në Egjipt.
Putin në letrën e tij dërguar Al Sisi, tha se rezultatet e zgjedhjeve në Egjipt treguan qartë pozitën tuaj në mesin e qytetarëve egjiptianë dhe mbështetjen e zgjeruar për qasjen tuaj ndaj çështjeve sociale dhe ekonomike dhe për forcimin e stabilitetit në vend. Në letrën e tij, Putin shprehu gjithashtu shpresën se bashkëpunimi mes Egjiptit dhe Rusisë dhe koordinimi i tyre në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe reagimi ndaj kërcënimeve dhe sfidave ndërkombëtare të sigurisë do të vazhdojnë edhe më tej. 63 vjeçari Abdul’fetah Al Sisi është rizgjedhur në postin e presidentit të Egjiptit.