Shtohen fluturimet e spiunazhit në kufijtë e Rusisë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar për shtimin e fluturimeve të spiunazhit në afërsi të kufijve të këtij vendi.
Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë kanë thënë se fluturimet e avionëve të huaj të spiunazhit janë shtuar në afërsi të kufijve të këtij vendi pas shtimit të tensioneve dhe përballjes mes Rusisë dhe Perëndimit. Sipas autoriteteve ruse, gjatë javës së fundit 23 avionë të huaj janë vërejtur duke fluturuar në zonat kufitare të Rusisë ndërkohë që një javë më parë janë raportuar vetëm 16 fluturime të tilla. Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë gjithashtu kanë deklaruar se javën e kaluar në gjashtë raste avionët rusë janë ngritur në qiell për tu përballur me avionët e huaj dhe nuk kanë lejuar shkeljen e hapësirës ajrore të këtij vendi.