Erdogan: Netanjahu, ti je terrorist dhe pushtues
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72166-erdogan_netanjahu_ti_je_terrorist_dhe_pushtues
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu është një "terrorist dhe pushtues" pasi forcat izraelite vranë dhjetëra palestinezë gjatë tubimeve të Ditës së Tokës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2018 16:47 Europe/Tirane
  • Erdogan: Netanjahu, ti je terrorist dhe pushtues

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu është një "terrorist dhe pushtues" pasi forcat izraelite vranë dhjetëra palestinezë gjatë tubimeve të Ditës së Tokës.

"Hej Netanjahu, ti je okupator, dhe ju jeni në ato toka si pushtues, në të njëjtën kohë je terrorist", tha Erdogan në një fjalim televiziv të dielën në Adana. Ai shtoi se ajo që Izraeli i bën popullit të shtypur palestinez do të jetë pjesë e historisë dhe "ne nuk do ta harrojmë kurrë atë ". Dje, presidenti turk e dënoi ashpër Izraelin për sulmin çnjerëzor kundër popullit palestinez në Gaza. "A keni dëgjuar ndonjë kritikë apo dënim ndaj masakrës së Izraelit që ndodhi dje në Gaza nga ata që kritikojnë operacionin e ushtrisë turke në Afrin?", tha Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll.