Mbytën 4 emigrantë ilegalë në ujërat mes Marokut dhe Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72206-mbytën_4_emigrantë_ilegalë_në_ujërat_mes_marokut_dhe_spanjës
Burimet informative në Spanjë kanë njoftuar për mbytjen e 4 emigrantëve të paligjshëm në ujërat mes Marokut dhe Spanjës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2018 09:17 Europe/Tirane
  • Mbytën 4 emigrantë ilegalë në ujërat mes Marokut dhe Spanjës

Burimet informative në Spanjë kanë njoftuar për mbytjen e 4 emigrantëve të paligjshëm në ujërat mes Marokut dhe Spanjës.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se burimet informative të Spanjës kanë thënë se katër emigrantë ilegal kanë tentuar me një varkë të kalojnë ujërat e Marokut dhe të hyjnë në Spanjë, por si pasojë e mbytjes së varkës kanë humbur jetën në det. Ekipet e shpëtimit të Spanjës kanë gjetur trupat e këtyre emigrantëve në ujërat e ngushticës Gjibraltar mes Marokut dhe Spanjës. I vetmi person që ka shpëtuar nga kjo tragjedi, ka thënë se në varkë ishin 12 persona. Identiteti i këtyre personave akoma nuk është zbuluar.