Puigdemont nga burgu gjerman: Nuk jam kriminel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72264-puigdemont_nga_burgu_gjerman_nuk_jam_kriminel
Lideri katalonas, Carles Puigdemont, i cili po mbahet në paraburgim në Gjermani, me një urdhër arresti evropian, tha se ai nuk është një kriminel dhe se lufta për pavarësinë e provincës spanjolle është bazuar në demokraci dhe jo në dhunë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 07:58 Europe/Tirane
  • Puigdemont nga burgu gjerman: Nuk jam kriminel

Lideri katalonas, Carles Puigdemont, i cili po mbahet në paraburgim në Gjermani, me një urdhër arresti evropian, tha se ai nuk është një kriminel dhe se lufta për pavarësinë e provincës spanjolle është bazuar në demokraci dhe jo në dhunë.

“Nuk jam kriminel, kam fituar dy herë në zgjedhje”, tha ai në një bisedë me dy deputetët gjermanë që e vizituan në burg, raportojnë mediat gjermane. Katolonia vitin e kaluar e ka mbajtur referendumin për pavarësi të vendit, i cili referendum nuk është njohur nga Madridi, ndërsa janë lëshuar fletë arreste ndaj zyrtarëve që organizuan referendumin.