Gjermania dëbon 3 mijë shtetas boshnjakë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72388-gjermania_dëbon_3_mijë_shtetas_boshnjakë
Berlini ka deportuar 3 mijë azilkërkues nga Bosnja Hercegovina.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2018 06:35 Europe/Tirane
  • Gjermania dëbon 3 mijë shtetas boshnjakë

Berlini ka deportuar 3 mijë azilkërkues nga Bosnja Hercegovina.

Personat në fjalë janë dërguar për në qytetin Mostar ku dot ë qëndrojnë për 30 ditë dhe më pas do të dërgohen në qytetet e tyre përkatëse. Në një qendër të parë model në Gjermani do të strehohen azilkërkuesit deri sa të sqarohet me saktësi identiteti i tyre e pastaj të vendoset për dëbim apo qëndrim. Në qendra të tilla ankorimi do të pritet derisa të trajtohet e gjithë procedura e azilit, prej andej azilkërkuesit duhet të kthehen, në rast se azili nuk u njihet. Nëse kanë shanse të mira qëndrimi ata do të shpërndahen në komunat gjermane. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer (CSU) tha kjo do të bëhet kur të kihet qartësi për statusin. Ngritjen e qendrave të tilla e kanë miratuar në marrëveshjen e koalicionit si konservatorët e CDU/CSU-së edhe socialdemokratët. Sipas një njoftimi të gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung (SZ), përgjegjësia për këto qendra do të jetë kompetencë e policisë federale. Por duket se kjo nuk është shumë e entuziazmuar për këtë. Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Jörg Radek tha se, mbikqyrja dhe trajtimi i atyre që duhet të largohen nga vendi nuk janë detyra të policisë. Ne nuk trajnojmë policë për të menaxhuar qendra burgimi. Ai ka dyshim për shkelje kushtetuese, nëse policia federale merret me vendime që i japin fund leje qëndrimit apo masa të tilla".