Plani i qeverisë austriake për ndalimin e shamisë në shkolla
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72390-plani_i_qeverisë_austriake_për_ndalimin_e_shamisë_në_shkolla
Qeveria e Austrisë ka në plan të ndalojë vajzat nga përdorimi i shamisë sipas veshjes islame nëpër shkollat e vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 05, 2018 11:06 Europe/Tirane
  • Plani i qeverisë austriake për ndalimin e shamisë në shkolla

Qeveria e Austrisë ka në plan të ndalojë vajzat nga përdorimi i shamisë sipas veshjes islame nëpër shkollat e vendit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, qeveria austriake në kuadër të fushatës së islamofobisë, do të paraqesë një ligj në parlament me qëllim që të ndalojë përdorimin e shamisë nga fëmijët nëpër kopshte dhe shkolla në të gjithë vendin. Kjo çështje është konfirmuar edhe nga Sebastian Kurtes kancelar i Austrisë. Hains Fasman ministër i arsimit në Austri ka thënë se ndalimi i përdorimit të shamisë ka karakter simbolik që bëhet për të treguar se Austria është një vend sekular. Kjo është hera e parë që Austria synon të miratojë një ligj për ndalimin e përdorimit të shamisë nga fëmijët. Ndërkohë organizatat islamike në Austrisë janë shprehur kundër vendimit të qeverisë për ndalimin e hixhabit islamik. qeveritë evropiane kohët e fundit kanë hartuar shumë programe për të kufizuar sa më shumë myslimanët që jetojnë në Evropë.