Rusia kërkon mbledhje urgjente të KS të OKB rreth rastit Skripal
Rusia ka kërkuar mbajtjen e një mbledhje urgjente në KS të OKB në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vasili Nebenzia, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, deklaroi se Moska kërkon mbajtjen e një mbledhje urgjente të KS të OKB sot (të enjten) për ta shqyrtuar çështjen e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal në Britaninë e Madhe. Dimitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, gjithashtu në lidhje me çështjen e helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij, deklaroi se Londra sidoqoftë do të detyrohet të kërkojë falje. Peskov ka theksuar se është i sigurt që akuzat e paraqitura nga Britania kundër Rusisë në rastin Skripal, kurrë nuk do të vërtetohen.