Prill 05, 2018 16:08 Europe/Tirane
  • Koleksioni artistik me vepra të kaligrafisë iraniane regjistrohet në UNESCO

Ceremonia për dorëzimin e certifikatës së regjistrimit të koleksionit artistik të veprave të kaligrafisë iraniane të Saint Petersburg në memorien e botërore të UNESCO-s, u zhvillua në qytetin Saint Petersburg të Rusisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete dhe figura të shquara të iranologjisë dhe ekspertëve të veprave artistike, manuskripteve dhe kaligrafisë, si dhe Reza Maleki, konsulli kulturor i ambasadës së Iranit në Rusi. Andrei Artizov, kryetari i komitetit për programin e memories botërore të UNESCO-s në Rusi, në këtë ceremoni deklaroi se deri më tani 13 vepra artistike janë regjistruar në memorien botërore të UNESCO-s dhe në këtë mes vepra e parë islame-iraniane, është koleksioni i Saint Petersburgut. Koleksioni i veprave artistike të Saint Petersburgut është një koleksion i pashoq i përbërë nga 94 vepra në miniaturë nga shkollat e periudhës së Mongolëve dhe nga ato të Esfahanit dhe disa modele të kalifrafisë iraniane të periudhës së dinastisë Safavite.

Tags