Bashkimi Evropian dhe Japonia theksojnë mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore
(last modified Fri, 06 Apr 2018 17:53:50 GMT )
Prill 06, 2018 19:53 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dhe Japonia theksojnë mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore

BE përmes publikimit të një deklarate ka bërë të ditur:

Shefja e BE për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini, të premten në mëngjes në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm japonez, kanë diskutuar mbi çështje të ndryshme e posaçërisht mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Në këtë bisedë, të dyja palët theksuan angazhimin e tyre të fuqishëm për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Në këtë drejtim, Mogherini falënderoi Japoninë për ndihmën e dhënë në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, duke përfshirë ndihmën teknike. Sipas kësaj deklarate, të dyja palët në këtë bisedë po ashtu kanë diskutuar edhe mbi gjenden në gadishullin korean, me theks të veçantë mbi zhvillimet e fundit në këtë rajon dhe Mogherini ka theksuar mbi qëndrimin e BE dhe sanksionet ndaj Koresë së Veriut së bashku me përpjekjet për arritjen e një zgjidhje mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, njëkohësisht me përtëritjen e përpjekjeve të diplomatëve të lartë të BE dhe Japonisë për marrëveshjen bërthamore, vendet evropiane po bëjnë përpjekje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore si një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare.

 

Tags