Grupi NAM dënon veprimet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72514-grupi_nam_dënon_veprimet_e_regjimit_sionist
Në deklaratën përfundimtare të takimit të grupit NAM në Baku, janë dënuar veprimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2018 09:18 Europe/Tirane
  • Grupi NAM dënon veprimet e regjimit sionist

Në deklaratën përfundimtare të takimit të grupit NAM në Baku, janë dënuar veprimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në grupin NAM, pasi dënuan krimet e fundit të regjimit sionist në rripin e Gazës kërkon dhënien fund të këtyre krimeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e regjimit sionist. Në këtë deklaratë gjithashtu janë dënuar veprime armiqësore të regjimit sionist kundër palestinezëve si ndërtimi i kolonive sioniste, shkatërrimi i shtëpive, konfiskimi i kapitaleve të palestinezëve dhe arrestimi i mijërave civilëve palestinezë. Që nga e premtja e kaluar kur kanë nisur protestat në Ditën e Tokës dhe për të drejtën e kthimit, me dhjetëra palestinezë janë martirizuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur për shkak të sulmeve të regjimit sionist ndaj protestuesve palestinezëve. Takimi i grupit NAM në Baku u mbajt me 800 përfaqësues nga 120 vende të botës dhe përfaqësues monitorues nga 17 vende të botë dhe 10 organizata ndërkombëtare.