Mbi 200 emigrantë shpëtohen në brigjet e Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72546-mbi_200_emigrantë_shpëtohen_në_brigjet_e_libisë
Garda bregdetare e Libisë ka njoftuar shpëtimin e 203 emigrantëve në brigjet e këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 07, 2018 13:39 Europe/Tirane
  • Mbi 200 emigrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

Garda bregdetare e Libisë ka njoftuar shpëtimin e 203 emigrantëve në brigjet e këtij vendi.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se garda bregdetare e Libisë të premten ka shpëtuar 203 emigrantë nga dy varka në brigjet e këtij vendi në perëndim të Tripolit. Sipas autoriteteve të Libisë, këta emigrantë kanë qenë në dy varka të ndara, por që kanë pësuar aksident në det. Këto emigrantë janë shtetas të vendeve të ndryshme afrikane në mesin e tyre 9 persona marokenë dhe një egjiptian. Në mesin e tyre gjithashtu ka edhe gra dhe fëmijë.