50 % e investimeve të huaja në Iran, janë të gjermanëve
Prill 07, 2018 14:59 Europe/Tirane
Zv/kryetari i Organizatës së Bursës së Iranit ka thënë se 50% e investimeve të huaja në Iran, i përkasin gjermanëve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahader Bizheni vuri në dukje shkëmbimet ndërkombëtare të tregut të investimeve të Iranit dhe shtoi: "Investitorët gjermanë kanë besim më të madh në tregun, institucionin mbikëqyrës, bursat dhe të gjithë aktivistët e tregut të investimeve të Iranit, prandaj për këtë arsye 50% e investimeve të huaja në tregun e investimeve të Iranit i përkasin Gjermanisë".