Norvegjia paralajmëron Trumpin për pasojat e luftës tregtare
Kryeministrja norvegjeze paralajmëroi se politikat ekonomike të presidentit amerikan do të çojnë në një luftë tregtare.
Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, paralajmëroi se politikat e Donald Trump përfundimisht mund të çojnë në luftë tregtare. Kryeministrja norvegjeze shtoi se në kontekstin aktual, Amerika është kërcënimi më i madh për tregtinë e lirë dhe Kina është bërë një nga avokatët kryesorë të tregtisë së lirë në botë. Solberg tha se politikat tregtare proteksioniste do ta bënin shumë më të vështirë përmbushjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Veprimi i Trump mbi futjen e tarifave doganore për importin e çelikut dhe aluminit ka ndikuar që aleatët evropianë të Uashingtonit reagojnë negativisht.