Protesta në Nigeri kundër vazhdimit të burgosjes së Shejkh Zakzaki
(last modified Sun, 08 Apr 2018 12:23:54 GMT )
Prill 08, 2018 14:23 Europe/Tirane
  • Protesta në Nigeri kundër vazhdimit të burgosjes së Shejkh Zakzaki

Qytetarët e Nigerisë po vazhdojnë akoma protestat kundër vazhdimit të mbajtjes së paligjshme në burg të liderit të Lëvizjes Islamike të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se qytetarët e Nigerisë kanë zhvilluar protestë të gjerë kundër qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi në qytetin Abuxha, kryeqytetin e Nigerisë dhe kanë kërkuar lirimin sa më shpejtë të Shejkh Zakzaki. Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë hedhur slogane dhe kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës federale të këtij vendi për lirimin e Shejkh Ibrahim Zakzaki.

Tags