Rusia publikon sistemin e ri raketor S-400
Një prej funksionarëve të lartë të Rusisë, njoftoi se Rusia do të publikojë brezin e ri të sistemit raketor S-400.
Gjeneral Sergei Sorvikin komandant i forcave ajrore të Rusisë tha se sistemi modern S-400 është një sistem mbrojtës ajror I përbërë nga raketat s-400, raketat kundra ajrore Pansetir-S dhe sistemi kundra ajror I forcave ruse. Në vitin 2017 vetëm 4 njësi anti-ajrore në Rusi janë pajisur me sistemet ajrore S-400. Tani në vitin 2018 do të pajisen edhe 3 njësi të tjera të forcave ajrore të Rusisë me të tilla sisteme të sofistikuara. S-400 Triumf është sistemi anti-ajror i Rusisë që mund të godasë mjetet fluturuese të vogla, të mesme, të mëdha dhe super të mëdha. Sistemi është projektuar në atë formë që mund të godasë, avionë, helikopterë, raketa cruise, raketa balistike dhe shpejtësia e veprimit është 4800 metra në sekondë.