Policia franceze përplaset me eko-aktivistët në pyjet afër Nantes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72700-policia_franceze_përplaset_me_eko_aktivistët_në_pyjet_afër_nantes
Policia franceze po përpiqet të dëbojë aktivistët e mjedisit nga një zonë e pyllëzuar në perëndim të Francës ku mendohet të ndërtohet një aeroport i ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2018 07:56 Europe/Tirane
  • Policia franceze përplaset me eko-aktivistët në pyjet afër Nantes

Policia franceze po përpiqet të dëbojë aktivistët e mjedisit nga një zonë e pyllëzuar në perëndim të Francës ku mendohet të ndërtohet një aeroport i ri.

Policia përdori gaz lotsjellës kundër qindra aktivistëve, të cilët ndërtuan disa barrikada të improvizuara dhe ndezën disa zjarre të vegjël. Në janar qeveria lëshoi projektin për ndërtimin e një aeroporti afër qytetit të Nantes. Politikanët vendorë shpresonin se projekti i ri do të përmirësonte ekonominë e zonës. Rreth 2.500 xhandarë u dërguan për të shtypur protestën e cila nisi në orën 06.00 me orën lokale. Ata bllokuan rrugët aty pranë për të izoluar banorët, shumica e të cilëve kanë zënë vend në mënyrë të paligjshme në zonë për vite me rradhë.